Marku 9:44%20-50 Së Bashku (ALNT)

5. Pjetri i tha Jezuit: «Mësues, sa mirë që jemi këtu! Le të ngremë tri tenda, një për ty, një për Moisiun e një për Elian».

6. Në të vërtetë nuk dinte ç’të thoshte, sepse u kishte hyrë tmerri.

7. Atëherë doli një re që i mbuloi me hijen e saj dhe nga reja u dëgjua një zë: «Ky është Biri im i dashur. Dëgjojeni!».

8. Dhe, befas, kur shikuan përreth, nuk panë askënd përveç Jezuit që ishte me ta.

9. Kur po zbrisnin nga mali, Jezui i urdhëroi të mos i tregonin askujt çfarë kishin parë, derisa Biri i njeriut të ngjallej prej të vdekurve.

46 . ku tenja nuk ngordh dhe flaka nuk shuhet..

47. Nëse syri të çon në mëkat, nxirre! Është më mirë të hysh me një sy në mbretërinë e Perëndisë, sesa t’i kesh të dy sytë e të të hedhin në ferr,

48. atje ku tenja nuk ngordh dhe zjarri nuk shuhet.

49. Në të vërtetë, gjithçka do të kripet me zjarr.

50. Kripa është e mirë, por nëse e humbet shijen, si do t’ia ktheni? Kini kripë në veten tuaj dhe jetoni në paqe me njëri-tjetrin».

Marku 9